Telenews

Klinaku në Hagë: Prapa këtyre dyerve duhej të ishin pushtuesit serb

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka vizituar ish-udhëheqësit e UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Përmes një postimi të bërë në Facebook, ai ka thënë se në burg e kanë vendin pushtuesit serbë që kanë kryer krime e masakra ndaj popullit shqiptar.

Klinaku ka bërë të ditur se ka vizituar Jakup Krasniqin, Salih Mustafën, Rexhep Selimin, Pjetër Shalën e Kadri Veselin, ndërsa ka thënë se të dielën vizitat do t’i vazhdojë me Nasim Haradinajn, Hysni Gucatin e Hashim Thaçin.

“Shokët këtu i kanë kushtuar jetën e tyre atdheut. Janë më të fortë se kurrë përball këtyre sfidave dhe padrejtësive. Kanë shumë vizitorë nga Kosova e vende të ndryshme të botës, sepse populli i respekton si çlirimtarë”, ka shkruar tutje ai.

Të ngajshme

Hashim Thaçi sonte jep intervistën e fundit para vendimit të Hagës

Yllka Gashi

Kapet një automjet pa targa me mallra të dyshuara për kontrabandë

Yllka Gashi

ZPS-ja: Janë 28 orë inçizime të Thaçit përgjatë 9 vizitave, mbrojtja do që Gjykata ta fus kokën në rërë

Yllka Gashi