Sot më 24 korrik në një ceremoni solemne, pronari i kompanisë “Al Trade”, Sokol Gashani, ndau “Çmimin e Artë” për boksierin e mirënjohur, Robin Krasniqi i cili kanë dhënë shumë për sportin dhe njohjen kombëtare.
Al Trade sot pati nderin që ta kishte prezent në ambientet e tyre kampionin, Robin Krasniqi për të pranuar çmimin.
Me rastin e marrjes së çmimit, Robin Krasniqi shprehu falënderimet e tij të përzemërta për Al Trade për dhënien e këtij çmimi.
“Edhe një herë ju falenderoj të gjithëve, e falenderoj edhe kompaninë që më kanë zgjdhur mua për këtë çmim. Me shumë krenari e marr këtë çmim dhe i përgëzoj prej zemrës për këtë sukses”, tha Krasniqi.
Robin Krasniqi gjithashtu njohu rëndësinë e të qenit i lidhur me një kompani që përfshin individë të cilët kanë punuar pa u lodhur me vite të tëra, duke kontribuar në rritjen dhe suksesin e biznesit:
“Është edhe një nder për mua kur kemi kaq njerëz të suksesshëm, të sinqertë që me vite e me vite e kanë ndërtuar këtë punë edhe unë krenohem me njerëz si kjo familje e madhe që punësojnë shumë njerëz, që u kanë jap mundësi shumë njerëzve dhe që e kanë arritur këtë sukses”, shtoi boksieri i njohur.
Presidenti i Al Trade, Sokol Gashani, në shënimin e 24 vjetorit të kompanisë ka refletuar mbi rrugëtimin e jashtëzonshëm që kompania ka ndërmarrë.
“Firma jonë këtë vit i mbush 24 vjet për veprimtarinë që e zhvillon në Kosovë, bashkë me familjen edhe me bashkëpunëtorët tonë e nisëm këtë rrugëtim. Për 24 vjet bashkë me ekipin tonë të mrekullueshëm kemi arritur që t’ju japin zgjidhje dhe një jetë më të rehatshme disa familjeve apo një pjese të popullatës tonë”, tha Gashani.
Ai tutje në fjalën e tij ka vlerësuar edhe Krasniqin për arritjet e tij në ringun e boksit.
Al Trade – Së bashku jemi të lumtur!