Telenews

Takimi Biden-Meloni, Kosova dhe Ballkani Perëndimor pjesë e deklaratës, çfarë thuhet aty

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka pritur dje në Shtëpinë e Bardhë Kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni. Të dy zyrtarët kanë bërë një deklaratë të përbashkët ku ka zënë vend edhe Ballkani Perëndimor edhe situata në Kosovë.

Biden dhe Meloni kanë bërë thirrje për deeskalim dhe pajtim në rajon, duke thënë se dy vendet do ta shtojnë koordinimin për këtë qëllim. Në deklaratë përmenden roli i QUINT’it, EULEX dhe KFOR ndërsa thuhet se SHBA mirëpret kontributin e Italisë.

“Shtetet e Bashkuara dhe Italia riafirmojnë angazhimin e tyre të përbashkët për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor dhe mbështetjen e tyre afatëgjatë për integrimin euroatlantik të rajonit. Ata janë të vendosur të përforcojnë koordinimin për të favorizuar de-eskalimin dhe pajtimin duke marrë për bazë rolin vendimtar të Quintit. Shtetet e Bashkuara mirëpresin angazhimin e qeverisë italiane në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë kontributin e forcave të armatosura italiane në misionet e KFOR-it, EULEX-it dhe EUFOR-it Althea” thekson deklarata.

Të ngajshme

Komuna e Pejës njofton për gjendjen e kanaleve pas paralajmërimeve për reshje intensive

Valjeta Turkaj

Ministri Wadephul: Është mirë që Kosova qëndron në anën tonë, shpresojmë që sa më shpejtë të ketë një Qeveri

Valjeta Turkaj

Foshnja e porsalindur gjendet e gjallë brenda një rezervuari tualeti në Tajlandë

Valjeta Turkaj