Telenews

“Edhe s’guxoni hiç m’i ngjitë” – deputetja Musliu heq shiritat e vendosur për media

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu e ka hequr shiritin kufizues të vendosur për mediat nga Kuvendi i Kosovës.

Ajo është filmuar duke i hequr shiritat të premten para fillimit të seancës së fundit të seksionit pranveror.

“Edhe s’guxoni ma hiç m’i ngjitë”, është shprehur ajo.

Pamjet janë publikuar nga Kallxo.com

Të enjten Kuvendi është arsyetuar se ka vendosur shiritin për shkaqe sigurie. Na ballkonin e Kuvendit, nga ku mundësohet pamja e plotë e sallës së seancave, janë vendosur rregullisht ekipet e gazetarëve që kanë përcjellë seancat. Ajo është hapësira e vetme nga e cila gazetarët mund t’i përcjellin punimet e Kuvendit.

Shtyrja prapa e ekipeve, kufizon pamjen e plotë të sallës së seancave. Për veprimin e njëjtë gjatë ditës së djeshme, gazetarët bojkotuan seancën.

Të ngajshme

117 kundërvajtje në trafik para aksidentit fatal, Gashi dënohet me 1 vit e 4 muaj burgim

Yllka Gashi

Sillen në gjykatore dy të akuzuarit për krime lufte nën masa të rrepta sigurie

Yllka Gashi

Gruda: PDK voton çdo formë për nënkryetarët, nëse VV-ja garanton konstituimin e Kuvendit

Yllka Gashi