Telenews

Kurti drekon me rrethin e ngushtë të partisë, Dejona Mihali shihet afër tij

Kryeministri Albin Kurti ka drekuar sot me rrethin e ngushtë të partisë që udhëheq, Lëvizjes Vetëvendosje. Afër tij, është parë e ulur anëtarja e Kryesisë së VV’së, Dejona Mihali, e cila së fundi po konsiderohet si një nga njerëzit më me ndikim në Vetëvendosje, raporton Express.

Fotografinë ku shihet edhe Kryeparlamentari Glauk Konjufca, Nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, Ministrja Albulena Haxhiu e Shefja e Grupit Parlamentar të VV’së, Mimoza Kusari-Lila, e ka publikuar deputeti i VV’së, Adnan Rrustemi.

“Dejona tha: ” Nuk mund t’iu lë vetëm dhe nuk mund të ulem diku tjetër”😉”, ka shkruar Rrustemi sipër fotografisë.

Ndryshe, deputeti Haki Abazi, para se të largohej nga GP i VV’së kishte pretenduar se Mihali e kontrollon grupin parlamentar dhe vendimmarrjen aty.

Të ngajshme

Këta janë deputetët që qytetarët nuk ua besuan edhe një mandat në Kuvend

Blearta

Rrëzohet aeroplani transportues ushtarak indian

Blearta

Nis projekti në Shëngjin, e lidh Ranën e Hedhun me Velipojën

Blearta