Telenews

Pas largimit nga Ukraina, Prigozhin, Wagner do ta rrit praninë në këtë shtet

Wagner është gati të rrisë praninë në Afrikë, tha udhëheqësi i grupit mercenar rus, Yevgeny Prigozhin.

Grupimi muajin e kaluar është larguar nga shteti ukrainas, ku kishte ndihmuar forcat ruse në pushtimin e Ukrainës.

Ne nuk po e zvogëlojmë praninë tonë, për më tepër, ne jemi gati të përforcojmë kontigjentet tona të ndryshme”, tha ai për Afrique Media me bazë në Kamerun.
Intervista telefonike u publikua në YouTube, pro reuters nuk mundi të verifikonte vërtetësinë e audio regjistrimit, por një zë që dukej se ishte i Prigozhinit mund të dëgjohej nën përkthimin frëngjisht.

Në intervistë, ai tha se Wagneri po i përmbush të gjitha detyrimet në kontinent dhe se është i gatshëm të zhvillojë më tej marrëdhëniet me vendet afrikane.

Duke luftuar në anën e Rusisë, Wagner mori pjesë në disa nga konfliktet më të përgjakshme të luftës së Ukrainës.

Megjithatë, roli i ardhshëm u vu në pikëpyetje kur Prigozhin organizoi një rebelim të shkurtër kundër Kremlinit ndërsa u largua drejt Bjellorusisë, ku disa nga luftëtarët kanë filluar të trajnojnë forcat bjelloruse.

Megjithatë, këtë javë ai u fotografua në Shën Petersburg gjatë samitit ruso-afrikan, i cili u organizua nga presidenti rus, Vladimir Putin.

Të ngajshme

Përplasje trenash në Danimarkë, raportohet për të lënduar

Valjeta Turkaj

Djali hodhi statujën nga ballkoni dhe la të vdekur turisten, prindërit ndiqen penalisht për vrasje

Valjeta Turkaj

Tahiri i AAK-së: Nuk marrim pjesë në seancën për president ku propozohen dy kandidatë prej një partie

Valjeta Turkaj