Telenews

Zelensky viziton ushtrinë pranë Bakhmutit: Luftëtarët tanë po bëjnë luftë heroike

Volodymyr Zelensky ka qëndruar në afërsi të vijës së frontit lindor, ku forcat ukrainase po përpiqen të ecin përpara në luftën kundër rusëve.

Presidenti ukrainas takoi trupat dhe shikoi hartat në një dhomë me ndriçim të dobët dhe pa dritare pranë Bakhmutit.

Gjenerali ukrainas, Budanov: Së shpejti do ta rikthejmë nën kontrollin tonë Krimenë

Lexo po ashtuGjenerali ukrainas, Budanov: Së shpejti do ta rikthejmë nën kontrollin tonë Krimenë

Ai tha se ishte atje për të “uruar luftëtarët tanë” në Ditën e Forcave të Operacioneve Speciale, raporton skynews.

Edhe pse nuk mundi të zbulonte detaje mbi operacionet e tyre, ai deklaroi se ushtarët po bëjnë “me të vërtetë një luftë heroike”.

Zelensky po viziton shpesh vijat e frontit si pjesë e përpjekjeve për të rritur moralin e ushtarëve.

Ndryshe, raportohet se në brendësi të qytetit të Bakhmutit gjenden forcat ruse gjersa janë rrethuar prej ukrainasve.

Të ngajshme

Reuters e pyet për verdiktin e Hagës, Sekretari Rutte: KFOR është aty, pavarësisht lajmeve që mund të vijnë gjatë javës

Yllka Gashi

Fundoset varka me emigrantë pranë Kretës, një i vdekur dhe 25 të zhdukur në brigjet e ishullit Gavdos

Yllka Gashi

Tre të vdekur nga rrëzimi i një aeroplani në Gjermani

Yllka Gashi