Telenews

Shpërthen bombola e gazit në Rëmenj të Podgradecit, lëndohet komshiu që ndërhyu për ndihmë

Një bombol gazi ka shpërthyer këtë të shtunë në banesën e shtetasit F.T., në fshatin Rëmenj të Pogradecit.

Policia ka bërë të ditur se për pasojë ka djegur lehtë këmbën komshiu i tij, shtetasi B. K., që ka ndërhyrë për fikjen e zjarrit.

I njëjti u dërgua për mjekim në spitalin e Pogradecit, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 29.07.2023, rreth orës 13:15, në fshatin Rëmenj, në banesën e shtetasit F. T., ka shpërthyer një bombol gazi, ku për pasojë ka djegur lehtë këmbën komshiu i tij, shtetasi B. K., që ka ndërhyrë për fikjen e zjarrit, i cili u dërgua për mjekim në spitalin e Pogradecit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Të ngajshme

Vrasja e kosovarit për 30 mijë euro borxh, drejtësia italiane rihap rastin

Yllka Gashi

Si e gjunjëzoi avokati i Thaçit ZPS-në për diplomatët: E pabesueshme t’i rrëzosh dëshmitë e tyre

Yllka Gashi

Rajoni i Ferizajt: 14 motoçikleta e 8 trotinetë të konfiskuar në muajin gusht

Yllka Gashi