Telenews

Policia jep detaje rreth arrestimit të ish-ushtarit të UÇK-së në Tiranë

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Dritan Goxhaj, është arrestuar në Tiranë me urdhër të Gjykatës Speciale.

Lidhur me arrestimin e tij, detaje ka dhënë policia.

Në njoftimin e Drejtorisë së Policisë në Tiranë.

Organet e rendit theksojnë se është kontrolluar banesa e 45-vjeçarit.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë bënë ekzekutimin e vendimit të datës 20.07.2023, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila ka vendosur lejimin e kontrollit fizik dhe të banesës së shtetasit D. G., si dhe caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, me qëllim ekstradimi, ndaj shtetasit D. G., 45 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Tiranë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.

Të ngajshme

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj