Telenews

Deputeti i VV-së kërkon qasje në shpenzimet për rezervat shtetërore pas raportimeve se u kryen pagesat e nuk erdhi malli

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, ka kërkuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, që t’i ofrohet qasje në dokumente publike, saktësisht shpenzimet e dedikuara për rezervat shtetërore për periudhën 2021-2023.

Kërkesa e tij vjen pas raportimeve në media se kjo ministri ka paguar rezervat shtetërore, por se malli nuk ka ardhur. Korenica ka kërkuar qasje në pagesat e kryera dhe konfirmim të pranimit të sasisë së grurit, vajit dhe sheqerit.

“Në rast se dokumenti-tet në fjalë përmbajnë të dhëna personale të mbrojtura me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, ju lusim që të njëjtat t’i mbuloni. Në çdo rast, unë zotohem se ato të dhëna do t’i ruaj dhe do t’i përdor conform ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës”, thuhet në kërkesë.

Të ngajshme

16-vjeçarja në Lezhë vdes pasi ra në kontakt me kabllot elektrike

Valjeta Turkaj

Në Bujanoc sërish grafite me emër të Ratko Mladiqit

Valjeta Turkaj

Punëtorët teknikë të sektorit privat në protestë, kërkojnë rritje rrogash

Valjeta Turkaj