Telenews

Moment i sikletshëm për Vuçiq’in, përshëndet njerëzit me dorë por askush nuk e “bën hesap”

Një video që tregon presidentin serb Aleksandar Vuçiq duke përshëndetur një grup njerëzish me duar është bërë virale në rrjetet sociale.

Kjo për shkak se, njerëzit që ai po i përshëndeste aty nuk po reagonin fare.

Vuçiq kishte vizituar qytetin Priboj dhe një pjesë e kësaj vizite që po transmetohej në televizionin serb ishte shpërndarë edhe në X.

Ishte aty momenti kur Vuçiq po bënte me dorë nga tarraca për një grup njerëzish të mbledhur në parking, por këta të fundit nuk e shohin dhe nuk reagojnë ndaj gjestit të tij.

Të ngajshme

Nis seanca konstituive e Kuvendit

Yllka Gashi

Gashi: Absurde që për çdo sjellje politike të kemi aktgjykim të Kushtetueses

Yllka Gashi

Haziri: Shpresoj që sot t’u jepet shans zgjidhjeve politike për normalizimin e Kuvendit

Yllka Gashi