Telenews

Pritje deri në 1 orë te Dheu i Bardhë e Merdar për të dalë nga Kosova

Pikat kufitare me Serbinë, Dheu i Bardhë dhe Merdar, vazhdojnë të jenë të ngarkuara nga fluksi i madh i bashkatdhetarëve të cilët po i përdorin për hyrje dhe dalje nga territori i Kosovës.

Mëngjesin e kësaj të mërkure, pjesa më e ngarkuar e këtyre pikave kufitare është dalja, ku pritjet janë 45 min deri në 1 orë.

Sipas raportit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, te Dheu i Bardhë pritjet për të hyrë në Kosovë janë 20 deri në 30 minuta, ndërkaq në dalje pritjet janë deri në 1 orë.

Në pikën kufitare në Merdar për të hyrë duhet pritur 15 deri në 20 minuta, ndërsa në dalje pritjet janë deri në 1 orë.

Në vendkalimet e tjera kufitare të Kosovës nuk ka pritje të gjata.

Të ngajshme

U kërkua shkarkimi i Gërvallës në protestë, reagon Faton Peci

Rrezarta Ramaj

“Rroftë UÇK-ja!”, PDK-ja shpërndan pamje të protestës (VIDEO)

Rrezarta Ramaj

‘Precizion, kamuflim, vëzhgim’ – FSK avancon aftësitë e pjesëtarëve

Rrezarta Ramaj