Komuna e Prishtinës ka njoftuar pak minuta më parë se nga nesër (3 gusht) e deri më 13 gusht do ta mbyll për vetura, parkingun kryesor në Prishtinë i cili ndodhet pas objektit të Bororamizit.
Në njoftimin për mbylljen e këtij parkingu, Komuna e Prishtinës nuk jep ndonjë arsyje konkrete, përveç se udhëzon qytetarët që të gjejnë alternativa të tjera të parkimit, transmeton Telenews.al
Në hapësirën e komenteve, qytetarët kanë kërkuar arsyjen se pse po ndodh një gjë e tillë, por deri tani nuk ka pasur ndonjë reagim zyrtar.
Në muajt e fundit, ky parking është bllokuar shumë shpesh për manifestime të ndryshme dhe në kryeqytet është shkaktuar tollovi jo e paktë, për shkak se shumica e qytetarëve nga komunat e tjera që vinë në Prishtinë për shërbime të ndryshme, kryesisht e shfrytëzojnë këtë parking për veturat e tyre.
Të kujtojmë se ky parking menagjohet nga ndërmarrja publike ”Prishtina Parking” e formuar nga Komuna e Prishtinës. /Telenews.al
Postimi i plotë i faqes zyrtare të Komunës së Prishtinës:

