Telenews

Digjen katër vetura në një parking në rrugën “B” në Prishtinë

Katër vetura janë përshirë nga zjarri një parking në rrugën “B” në Prishtinë.

Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 03:00.

“Sot rreth orës 03:00, është raportuar se  në një parking në rrugën “B” në Prishtinë , katër automjete janë përfshirë nga zjarri.  Dy nga automjetet janë djegur tërësisht ndërsa dy të tjerat të cilat kanë qenë të parkuara në afërsi janë dëmtuar pjesërisht”, tha ajo.

Ahmeti shtoi se policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin.

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar.

“Aktualisht  policia ka nisur veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë rastin, që është i cilësuar si zjarrvënie”, u shpreh Ahmeti.

Të ngajshme

Lopa që po mahnit shkencëtarët me mënyrën si po i përdorë pajisjet

Erzana Fazliu

Rama përkujton 21 Janarin: 15 vjet nga një krim shtetëror i pashembullt

Valjeta Turkaj

LDK-ja me Akademi Përkujtimore, në 20-vjetorin e vdekjes së Rugovës

Valjeta Turkaj