Telenews

“Bon Vivanti” nuk hapet për klientët, pas vrasjes së të premtes

Pas përleshjes së të premtes ku mbeti i vrarë një person lokali, nuk ka pranuar mysafirë, që janë të shumtë.

Përderisa është raportuar se mbrëmë ka pasur të shtëna me armë zjarri në afërsi të Klinikës ku po trajtohet Andi Pajaziti “italiani”, i dyshuari për përfshirjen në incidentin në lokalin “Bon Vivant”, të premten mbrëma, ku u vra një person dhe u plagosën 17 të tjerë.

Drejtori i Klinikës së Ortopedisë, Gani Jashanica i tha Ekonomia Online, se ka marrë informacione jo zyrtare se ka pasur të shtëna e shtim të forcave policore, por që në Klinikë nuk ka ndodhur asgjë.

Të dielën, Gjykata Themelore e Prishtinës, ua ka caktuar nga një muaj paraburgim tre të dyshuarve që ishin të përfshirë në incident.

Njëri nga të dyshuarit Dukagjin Nikolla, është ende në arrati. Nga përplasja në “Bon Vivant” një person ka mbetur i vdekur dhe 17 të tjerë janë lënduar.

Të ngajshme

Muja u përgjigjet kritikave për vonesat e subvencioneve për bujqit: Pagesat janë kryer më herët se vitin e kaluar

Rrezarta Ramaj

Komisioni për Buxhet nuk e mbështet amendamentin për 4 milionë euro për Qendrën e Kujdesit Paliativ

Rrezarta Ramaj

Ky është Raif Aliu, 47-vjeçari që humbi jetën në Drenas

Rrezarta Ramaj