Telenews

Policia del me njoftim për vrasjen që tronditi Klinën

Më datë 7 gusht 2023, rreth orës 16:50, Policia është informuar se nё rrugën “Leonard Palucaj”, Klinё, ka ndodhur njё gjuajtje me armё zjarri.

Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, ku ёshtё kuptuar se njё person ёshtё plagosur nga arma e zjarrit.

I njëjti ёshtё dёrguar ne QKMF-Klinё, dhe mё pas nё Spitalin Rajonal nё Pejё, aty nga mjeku kujdestar ёshtё konstatuar vdekja e viktimёs.

I dyshuari ёshtё arratisur nё drejtim tё panjohur dhe gjatё arratisjes, i dyshuari nёn kёrcёnimin e armёs, nga njё qytetar ka grabitur veturën dhe ёshtё larguar nё drejtim tё Gurrakocit.

Njёsitet relevante janё vёnё nё ndjekje tё personit tё dyshuar dhe me tё arritur nё fshatin Kosh-Istog, ёshtё gjetur vetura e braktisur ndёrsa personi i dyshuar ёshtё ende nё kёrkim policor.

Me vendim tё prokurorit tё shtetit trupi i pajetё i viktimёs dёrgohet në Institutin e Mjekёsisё Ligjore nё Prishtinё pёr obduksion.

Të ngajshme

Anëtarësimi në BE, Rama: Na kanë vënë kushte që nuk i merrni dot me mend

Valjeta Turkaj

Shqipëria goditet nga një tërmet

Valjeta Turkaj

Franca lëshon targat rozë për automjetet, çfarë tregojnë ato?

Erzana Fazliu