Telenews

Kurti mbledh sot ministrat, këto janë pikat e rendit të ditës

Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhjen e 154 të mërkurën, më 9 gusht. Për këtë mbledhje janë planifikuar 11 pika të rendit të ditës.

Në këto pika do të shqyrtohet edhe Projekt-rregullorja për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrave.

Gjithashtu, do të shqyrtohet ndarja e mjeteve buxhetore për pajisje me tekste mësimore në gjuhën shqipe për nxënësit shqiptarë që vijojnë mësimin në gjuhën shqipe në komunat e Luginës së Preshevës.

Si pikë e dytë  e rendit të ditës do të bëhet shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes mes Kosovës dhe Gjermanisë për Projektin Mbështetja për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Sektorit të Bujqësisë.

Sot do të shqyrtohet edhe Drafti i Koncept-Dokumentit të MINT për Mbikëqyrjen e Tregut dhe gjithashtu një marrëveshje tjetër me Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim që ka të bëjë me përmirësimin e sistemit të ujitjes. 

Të ngajshme

Protesta e sotme në Tiranë, policë e protestues të lënduar në sy po trajtohen në spitale

Rrezarta Ramaj

Policia nis shpërndarjen e protestuesve në Tiranë me ujë me presion dhe gaz lotsjellës

Rrezarta Ramaj

Pas shumë aludimesh, publikohet fotografia e parë e Elvana Gjatës me partnerin e përfolur!

Rrezarta Ramaj