Telenews

Rama: Kam informata se pas orës 12 të natës, çdo e 2/3 veturë që sillet në Prishtinë është e armatosur

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se ka marrë informata nga drejtori i Policisë se pas mesnatës në kryeqytet çdo e dyta ose e treta veturë është e armatosur.

Kjo sipas tij është alarmante, prandaj edhe ka kërkuar koordinim ndërmjet institucioneve.

Rama tregoi për hapat që ai ndërmori pas vrasjes në lokalin “Bon Vivant” në qendër të qytetit të premten.

Këto komente ai i bëri pas takimit me Avokatin e Popullit, Naim Qelaj.

“Kam informata, të cilat i mora prej drejtorit të Policisë, ku pas orës 12 të natës, çdo e dyta ose e treta veturë që sillet në Prishtinë është e armatosur, domethënë ka ose armë zjarri ose thikë. Është alarmante, pse këta njerëz mbajnë armë, për çka, çka dojnë me bo ata, me çka po merren”,  tha Rama.

“Kemi mbërri që të takohemi menjëherë të shtunën me drejtorin e Policisë, kemi një bashkëpunim të mirëfilltë, kemi pasur dhe vazhdojmë ta kemi një bashkëpunim shumë të mirë, kam marrë informata nga ta se çka po ndodhë në aspektin e sigurisë”.

“Kemi raste sikur kjo që ka ndodhë, ku një person që ka përmbi 50 padi, sillet i lirë edhe me armë, dhe ka qasje të lirë kudo që do, përkundër faktit që ai para 4 muajsh kishte bërë një problem tjetër po të njëjtin vend”, ka thënë Rama në këtë takim.

Të ngajshme

Dhunë fizike ndaj një gruaje në Viti, arrestohen bashkëshorti dhe vëllai i saj

Rrezarta Ramaj

KRU “Prishtina” njofton për intervenime në disa zona

Rrezarta Ramaj

Alaudin Hamiti zbulon pamje para nisjes së Bigut: “Emocione të reja na presin në një studio krejtësisht të re”

Rrezarta Ramaj