Telenews

Kolona në Merdar, tri orë e gjysmë pritje për të dalë nga Kosova

Në pikat e kalimit kufitar me Serbinë vazhdon të ketë kolona dhe pritje të gjata bashkatdhetarëve, por tani të atyre që  po kthehen nga pushimet në ë Kosovë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (raporti i orës 20:44), pritjet më të gjata janë në Merdar. Në këtë pikëkalim kufitar për të dalë nga Kosova bashkatdhetarët po presin deri në tri orë e gjysmë, kurse nuk ka pritje për të hyrë në Kosovë.

Ndërsa, te Dheu i Bardhë për të dalë nga Kosova po pritet deri në 80 minuta, kurse 30 minuta për të hyrë brenda territorit tonë, raporton Telegrafi.

Deri në 70 minuta po presin bashkatdhetarët në vendkalimin kufitar në Muçibabë, për të dalë dhe një orë për të hyrë në Kosovë.

Pritje deri në 60  minuta për të dalë nga Kosova ka edhe në Jarinjë.

Në vendkalimet e tjera kufitare nuk raportohet për kolona, pasi pritjet për të hyrë dhe për të dalë nga Kosova janë 03-05 minuta.

Për të përcjellur gjendjen në kohë reale në pikat kufitare klikoni KËTU.

Të ngajshme

Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën një 19-vjeçar

Valjeta Turkaj

Tre të vdekur e mbi 50 të lënduar nga zjarri në një spital të Hamburgut

Valjeta Turkaj

BE-ja shpreh keqardhje të thellë për planin e ShBA-së për të dyfishuar tarifat e çelikut

Valjeta Turkaj