Telenews

Memli Krasniqi: Kjo Qeveri e aferave dhe skandaleve të marrë fund, zgjedhje të reja sa më parë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se keqqeverisja, sipas tij, e karakterizuar me skandale, afera, korrupsion, narkotrafikim e sanksione ndërkombëtare, duhet të marrë fund.

Ai thotë se nëse nuk u kthehet mandati qytetarëve, “shpejt dëmet e këtij mentaliteti shkatërrues do t’i vuajnë për dekada qytetarët dhe shteti ynë”.

Për këtë arsye, ai kërkon zgjedhje të reja sa më parë.

“Keqqeverisja, e karakterizuar me skandale, afera, korrupsion, narkotrafikim e sanksione ndërkombëtare, duhet të marrë fund. Nëse nuk u kthehet mandati qytetarëve, shpejt, dëmet e këtij mentaliteti shkatërrues do t’i vuajnë për dekada qytetarët dhe shteti ynë. ZGJEDHJE TË REJA SA MË PARË!”, ka shkruar Krasniqi.

Të ngajshme

Kusari: Kosova po dështon të mbrojë gazetarët, të zbatohen obligimet ndërkombëtare e vendore

KushtrimGuraj

10 vjet nga ratifikimi i Marrëveshjes së MSA-s në Kuvend, VV votoi kundër

KushtrimGuraj

Bashkë për zhvillim – përkrahje e madhe për Besnik Osmanin

Erzana Fazliu