Telenews

Rusia ka vrarë 503 fëmijë ukrainas që nga pushtimi

Zyra e Kryeprokurorit të Ukrainës njoftoi se ushtria ruse deri më tani ka vrarë 503 fëmijë dhe ka plagosur të paktën 1115 që nga fillimi i pushtimit të  Ukrainës.

“Më shumë se 1618 fëmijë janë prekur gjatë agresionit të Federatës Ruse. Sipas informacionit zyrtar të prokurorit, 503 fëmijë u vranë dhe më shumë se 1115 u plagosën”, thuhet në deklaratë.

Më së shumti fëmijë u vranë në rajonet Donetsk (485), Kharkiv (299), Kiev (129), Kherson (121), Zaporozhye (99), Mykolaiv (97), Dnipropetrovsk (95), Chernihiv (71) dhe Luhansk. (67), raporton Ukrinform.

Një vajzë gjashtë vjeçare u vra dhe 15 fëmijë nga një deri në 15 vjeç u plagosën në sulmin e së shtunës me raketa ruse në qendër të Chernihiv.

Shtatë persona u vranë dhe 148 u plagosën gjatë sulmit të djeshëm.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.

Të ngajshme

Maduro deklarohet kështu para gjyqësisë amerikane

Donat Hashani

Zvicra ngrin pasuritë e Nicolas Maduros pas arrestimit nga SHBA

Valjeta Turkaj

Grabitje si në filma në Itali, autorët marrin 400 mijë euro nga “blindi” me para në mes të autostradës

Valjeta Turkaj