Telenews

Hardinaj-VV-së: Më kanë sulmuar për Radojicicin, por vetë shkuan disa hapa më keq me të

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për bisedën e Mimoza-Kusari-Lilës me Milan Radojicic. Ai ka thënë se e ka pritur në zyrë kur Radojicic ka qenë nënkryetar i Listës Serbe dhe e ka bërë publikisht. Derisa thotë se Vetëvendosje ka shkuar disa hapa më keq, duke biseduar me të fshehtas dhe si person i sanksionuar nga Amerika.

“Ata me kanë sulmu mu, kur unë e kam prit Radojcic si nënkryetar të LS, takim trapsnarent, pa ia fsheh Kosovës dhe aleatëve, në një kohë kur s’ka qenë i sanskionuar nga Amerika. Edhe sikur këta ta kishin takuar të pa sanksionuar do të ishte paftyrësi, sepse ata më kanë sulmuar pse e kam takuar.

Këta kanë shku disa hapa më keq. Tash këta kanë shku me folë të njëjtin, pasi ka pas aktakuza dhe pasi është ndëshku nga amerikanët. Paralajmëro sa mashtrues janë. I ka bindë që Ramushi është kanë në UCK por ja i ka takuar këta”, ka thënë Haradinaj në FRONTAL të T7.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 21 maj

Erzana Fazliu

Rasti i foshnjës që u gjet e vdekur pranë mbeturinave, Prokuroria në pritje të rezultateve të obduksionit

Donat Hashani

Hoxha për bërllokun në Prishtinë: Po flas prej zemrës së plastë – llogaridhënia i takon veç kryetarit (VIDEO)

Donat Hashani