Telenews

Hovenier vlerëson lartë humanizmin e kosovarëve në shpëtimin e hebrenjve

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, ka thënë të jetë nderuar me pjesëmarrjen sot në përurimin e Murit të Nderit në Parkun e Qytetit në Prishtinë.

Kjo duke u bërë homazhe kosovarëve që strehuan fqinjët e tyre hebrenj gjatë Holokaustit.

Ai thekson se njerëzimi i tyre i guximshëm duhet të na frymëzojë për të ndihmuar të tjerët në nevojë.

”I nderuar të marrë pjesë sot në përurimin e Murit të Nderit në Parkun e Qytetit në Prishtinë, duke i bërë homazhe kosovarëve që strehuan fqinjët e tyre hebrenj gjatë Holokaustit. Njerëzimi i tyre i guximshëm duhet të na frymëzojë për të ndihmuar të tjerët në nevojë dhe për të dyfishuar përpjekjet tona drejt një shoqërie të drejtë ku të gjithë jetojnë në dinjitet dhe paqe – një shoqëri ku çnjerëzimi i kaluar kujtohet dhe nuk lejohet të përsëritet kurrë. #Kurrë nuk harrojmë”, ka thënë Hovenier.

 

Të ngajshme

Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk përballojnë dot 1 javë pushime në vit

Yllka Gashi

Zyrtare: Danny Welbeck transferohet te Chelsea

Yllka Gashi

Me motrën time”, Katy Perry publikon videon ikonike me Dua Lipën

Rrezarta Ramaj