Telenews

“Kishim buzëqeshje artificiale”, Jasharaj flet për takimin e fundit me Nagavcin

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka përmendur takimin e fundit që ai ka zhvilluar me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Ai tha se atë me Nagavcin i ka bërë bashkë zëvendëspresidenti i Sindikatës së Mësuesve të SHBA’së.

Jasharaj thotë se në atë takim ka pasur buzëqeshje artificiale nga ai dhe Nagavci, për hir të musafirit.

“Pas grevës i kemi pasur dy kërkesa për zonjën Nagavci, nga kabineti kemi marrë përgjigje ironike, qesharake se ajo qenka shumë e angazhuar, më nuk kemi bërë kërkesa. Me Nagavcin u takuam vetëm kur kishim nderin të na vizitonte zëvendëspresidenti i Sindikatës së Mësuesve të SHBA’së. Ka qenë më tepër takim solemn, me buzëqeshje artificiale të zonjës Nagavci dhe kryetarit të SBASHK-ut. Pra edhe unë kisha buzëqeshje artificiale për hir të musafirit të nderuar. Një takim i vetëm 15-20 minuta”, tha Jasharaj.

Ai tha se “fajtori i vetëm që nuk ka komunikim është Nagavci”.

Të ngajshme

Osmani: 7 Marsi është festa e shpirtit të kombit tonë, i cili mbijetoi falë gjuhës shqipe

Valjeta Turkaj

Çmimet e naftës, në nivelin më të lartë në dy vjetët e fundit

Valjeta Turkaj

Ngjarjet e datës 7 mars

Rrezarta Ramaj