Vështirësi në aplikim ka hasur edhe Xhevahire Ramadani-Muçolli nga Prishtina, nënë e tre fëmijëve, të cilët janë nxënës të shkollës fillore.
Ajo në një prononcim, thotë se edhe pse të gjitha të dhënat e saj janë të sakta për aplikim në sistemin e-Kosova, ajo nuk po mund të aplikojë.
Ajo tregon se ka provuar nga e premtja të thërrasë në numrin për ndihmë në rast të problemeve me aplikim, por që nuk ka arritur të kontaktojë me askënd.
Në videon që ajo ka iniciuar derisa ka telefonuar qendrën për ndihmë, nuk i lajmërohet askush, derisa i kërkohet të pres në linjë.
Ajo shprehet e shqetësuar për rastin, derisa këtë e quan absurde.
“Sa i përket numrave që janë për të thirrur për ndihmë, do të mbesim pa aplikuar e pa libra. Një orë me provu me thirrë dhe mos me u lajmëru askush, është absurde. Duke marrë parasysh që jemi shumë vonë për t’u bërë gati për libra për fëmijë, edhe paniku që nuk po mund të aplikojmë, është katastrofale. I gjithë ky proces është komplikim i madh”, shprehet ajo.

