Telenews

Deklarohen nga Policia rreth djegies së Muzeut të Muzikës në Gjakovë

Zëdhënës i policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka konfirmuar se Muzeu i Muzikës në Gjakovë është përfshirë nga zjarri.

Elezaj ka bërë të ditur se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe se zjarrëfikësit janë duke u përpjekur të lokalizojnë zjarrin.

Ai ka thënë se nuk është raportuar për dëme në njerëz.

“Mund të ju konfirmoj se Muzeu i Muzikës në Gjakovë është përfshirë nga zjarri. Njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe Njesia e Zjarrëfikësve të cilët janë duke bërë përpjekje për lokalizimin e zjarrit. Nuk është raportuar për pasoja në njerëz” tha Elezaj.

Të ngajshme

Pse të dielave na kap mërzia kur afrohet e hëna? Fenomeni që shumë njerëz e përjetojnë, por pak e kuptojnë

Rrezarta Ramaj

Dorëheqja nga posti i kryetarit, PDK del me sqarime rreth vendimit të Hamzës A

Rrezarta Ramaj

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj