Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka folur të mërkurën edhe për rastin e bisedës së shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza -Kusari Lila me përfaqësuesin e Listës Serbe, Sllavko Simiq për çështjen e veteranëve.
Sipas tij, në atë bashkëbisedim Kusari-Simiq ka pasur gjëra ku ajo ka tejkaluar mandatin e saj, duke përmendur diskutimin që ajo ka bërë me një përfaqësues të Listës Serbe për çështjen e veteranëve të UÇK-së.
Ai ka thënë se nuk e ka arsyetuar as atëherë dhe nuk e arsyeton as tani.
“Ka pas gjëra që megjithatë zonja Kusari ka dalë përtej mandatit, pra që të flasë me një përfaqësues të Listës Serbe për çështjen e veteranëve, unë nuk e kam arsyetuar e nuk e arsyetoj as tani”, deklaroi Dugolli.

