Telenews

Avokati i Ridvan Muharremit: Pres që sa më parë prokuroria ta mbyllë këtë rast

“Unë pres që sa më parë prokuroria ta mbyllë këtë rast”, ka thënë Halimi.

Halimi në emisionin “FIVE” ka theksuar se Gjykata e Apelit sot ka sjellur vendim meritor pasi sipas tij gjitha provat përjashtojnë përgjegjësitë penale të të pandehurve.

“Kanë qenë tre prokurorë të angazhuar, shumë qartë nuk ka asnjë veprim, vepra penale nuk ka dashje. I kemi paraqitur të gjitha shqetësimet, në Gjykatën e Apelit e cila ka sjellur vendim meritor, jep shpresë”, ka vijuar ai.

Sipas tij provat e siguruara për këtë rast, në asnjë segment të vetëm “nuk paraqesin diçka”.

Ndryshe, dy zyrtarët e Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Irfan Lipovica dhe Haviz Gara si dhe biznesmeni, Ridvan Muharremi, janë liruar nga paraburgimi pasi më 18 gusht ishin arrestuar si të dyshuar për dallavere me blerjen e rezervave shtetërore.

Këtë vendim e ka marrë Gjykata e Apelit, pasi që ka pranuar ankesat e mbrojtësve të të arrestuarve.

“Me aprovimin e ankesave të mbrojtësve të pandehurve I.L., av. Durim Osmani dhe av.Feim Alaj, H. G., av. Bekim Kelani dhe R.M., av.Mahmut Halimi, NDRYSHOHET aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë-Departamenti Special, PPPS.nr.35/2023 i datës 19.08.2023, ashtu që të pandehurve I.L., H.G .dhe R.M., ju ndërpritet masa e paraburgimit dhe të njëjtit lirohen menjëherë për t’u mbrojtur në liri, sot me datë 31.08.2023.”, thuhet në aktvendimin e Apelit.

Mëngjesin e 18 gushtit, Policia e Kosovës ka kryer bastisje në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, dhe te pronat e biznesmenit Ridvan Muharremi, nën dyshime për keqpërdorime të rezervave shtetërore.

Fillimisht, bastisja u krye te banesa e Ridvan Muharremit dhe te një lokal i tij, ku pastaj i njëjti edhe u shoqërua në polici.

Ndërkaq, në polici janë shoqëruar drejtori i Departamentit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, Hafiz Gara, dhe drejtori i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, ish-sekretari Irfan Lipovica.

Arrestimi i tyre kishte ndodhur pasi që mediumi “Nacionale” kishte raportuar se Muharremi ka qenë ndërmjetës në blerjen e vajit dhe miellit për rezervat shtetërore.

Të ngajshme

IKShPK shënon Tetorin Rozë me aktivitete ndërgjegjësuese në të gjitha rajonet e Kosovës

Rrezarta Ramaj

Kosova ka nevojë për rezultate, jo për një tjetër kapitull pritjesh: 10 prioritetet për presidenten Justina Shiroka-Pula

Rrezarta Ramaj

Shtatzënë në moshën 52 vjeç, flet aktorja: Nënat e moshuara përballen me shumë më tepër rezistencë”

Rrezarta Ramaj