Telenews

U zhduk familja e mërgimtarit nga Drenasi, policia jep detaje për rastin e raportuar nga familjarët

Për këtë rast zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se janë duke kryer procedurat e verifikimit.

“Kemi informacione që janë kontaktuar personat e raportuar nga familjarët. Aktualisht jemi duke kryer procedurat e nevojshme të verifikimeve të informacioneve si dhe dokumentimin e tyre para se të procedojmë rastin më tutje”, tha ajo.

Policia për këtë rast fillimisht ka raportuar në raportin 24 orësh.

“Më 31.08.2023 një mashkull kosovar ka raportuar se vëllai i tij i cili jeton jashtë vendit, derisa ishte në Kosovë me familjen e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tyre. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

Të ngajshme

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj