Telenews

Qerkini i quan të kota bastisjet e EULEX-it në banesën e familjarëve të dëshmorëve Bahri e Fahri Fazliu

Avokati Artan Qerkini i ka quajtur të kota bastisjet e EULEX-it në banesën e familjarëve të dëshmorëve Bahri e Fahri Fazliu.

Qerkini ka thënë se gjatë bastisjeve, nuk është sekuestruar asnjë provë, përveç disa dokumenteve të cilat kanë qenë publike.

Ndërsa, për arsyen e bastisjes, Qerkini ka thënë se nuk është bërë e ditur, vetëm se është bërë “për nevoja të procedurave nga Dhomat e Specializuara”.

“Siç është raportuar Dhomat e Specializua kanë realizuar një bastisje në shtëpinë e heronjve kombëtarë. Janë munduar kinse të sekuestrojnë prova për procedura të Dhomave të Specializuara. Ka qenë një bastisje e kotë dhe humbje kohe”.

“Gjykata duhet të jetë më e kujdesshme për bastisje sepse cenohet privatësia. Nuk kanë sekuestruar asnjë provë. Rasti nuk është bërë i ditur vetëm është thënë se për nevoja të procedurave nga Dhomat e Specializuara”.

“Nuk kanë kërkuar asgjë specifike, kanë marrë disa dokumente të cilat janë publikë, pra nuk ka pasur nevojë të bastiset fare. Prandaj thasë që bastisja ka qenë e kotë”, ka thënë ai.

Të ngajshme

50 vjet ASHAK, Begaj: Lavdi brezave që e ndërtuan – nder brezave që e mbrojtën

Erzana Fazliu

KQZ-ja i jep tender sërish kompanisë që printoi me gabime fletëvotimet për balotazh

Erzana Fazliu

Avioni përplaset me një veturë në autostradë në Florida, lëndohet shoferja

Valjeta Turkaj