Telenews

Ministri Vitia: U krye me shumë sukses operacioni ndaj policit Alban Rashiti, s’ka pasoja

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se polici i lënduar sot në Veri të vendit, Alban Rashiti, është operuar me sukses dhe është në gjendje stabile.

“Predha ka depërtuar [a shkaktuar asnjë dëm serioz, as për shëndetin e Albanit, as për pasojë të mundshme, operacioni është kryer me sukses. Predha është larguar. Gjendja është stabile dhe Albani po ndihet shumë mirë”.

Vitia ngushëlloi për vdekjen e policit tjetër, Afrim Bunjaku, i cili sot ra në detyrë në veri të vendit.

“Me keqardhje kemi një polic të vrarë mëngjesin e sotëm. Familjarët, policinë dhe gjithë qytetarët”.

Vitia tha se institucionet shëndetësore janë të gatshme për raste të tilla.

“Shpresoj që nuk do të ketë nevojë dhe që këto sulme të marrin dënimin e merituar dhe të mos shkaktohen dëme dhe viktima”. /Express/

Të ngajshme

Protesta e sotme në Tiranë, policë e protestues të lënduar në sy po trajtohen në spitale

Rrezarta Ramaj

Policia nis shpërndarjen e protestuesve në Tiranë me ujë me presion dhe gaz lotsjellës

Rrezarta Ramaj

Pas shumë aludimesh, publikohet fotografia e parë e Elvana Gjatës me partnerin e përfolur!

Rrezarta Ramaj