Telenews

Sveçla: Afrimi u vra pabesisht, ai u kthye në motiv për të vazhduar betejën kundër terroristëve

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka deklaruar se rreshteri Afrim Bunjaku është heroi më i ri i Kosovës.

Në mbledhjen komemorative për nderë të policit të vrarë, Sveçla u shpreh se dhimbja për Bunjakun duhet të kthehet në forcë “për punën në sukses dhe në ndërtim të veprës së Afrimit”.

“Me ndjenjën e dhimbjes që e kisha dhe në mëngjesin kur pranova lajmin e hidhur se kemi punuar dhe shpresuar që të mos marrim kurrë. Kësaj dhimbjeje që po ndjejmë i shtohet edhe krenaria që kishim fatin të kishim në radhët tona. Atë mëngjes si shumë herë të tjera, policët e Kosovës u nisën për të reaguar në zhbllokimin e rrugës, por Afrimi ishte aty para të gjithëve. U nis të hapte rrugën, por u vra pabesisht. Ai dje nuk u kthye në shtëpinë tij, por u kthye në motiv për shokët që vazhduan betejën kundër terroristëve, ai u kthye në hero. Guximi i pashembullt, shërbimi që i ka bërë që 22 vjet është dhe duhet të jetë pasqyrë se si të punojmë më shumë për paqen dhe sigurinë”, është shprehur ai.

Sipas ministrit të Brendshëm, Kosova do ta vazhdojë punën e ish-rreshterit Bunjaku “në mbrojtje të Republikës dhe në ndërtim të veprës së tij”.

Të ngajshme

Protesta e sotme në Tiranë, policë e protestues të lënduar në sy po trajtohen në spitale

Rrezarta Ramaj

Policia nis shpërndarjen e protestuesve në Tiranë me ujë me presion dhe gaz lotsjellës

Rrezarta Ramaj

Pas shumë aludimesh, publikohet fotografia e parë e Elvana Gjatës me partnerin e përfolur!

Rrezarta Ramaj