Telenews

Hapet fond për familjen e policit të vrarë në veri, mblidhen mbi 30 mijë euro

Është hapur një fondacion për të ndihmuar familjen e policit të rënë në veri nga terroristët serbë, Afrim Bunjaku.

Organizata “American albanian law enforcement association USA” që ka për synim thellimin e marrëdhënieve mes amerikanëve dhe shqiptarëve në shenjë solidarizimi dhe nderimi për veprën e heroit Afrim Bunjaku, ka hapur një “Gofoundme”, ku secili mund të kontribuojë dhe t’i dalin në ndihmë familjes së tashmë të ndjerit.

Deri tani aty janë dhuruar mbi 30 mijë euro.
Këtu mund ta gjeni linkun për të ndihmuar:

https://gofund.me/7d3b92d5

Kujtojmë se të dielën e 24 shtatorit në një sulm tragjik mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, ku la pas gruan dhe tre fëmijë.

Ndërsa të hënën ishte ditë zie në nderim të rreshterit Afrim Bunjaku, që mbeti i vrarë nga persona të armatosur serbë në Banjskë të Zveçanit./Arbresh,info/

Të ngajshme

Policia nis shpërndarjen e protestuesve në Tiranë me ujë me presion dhe gaz lotsjellës

Rrezarta Ramaj

Pas shumë aludimesh, publikohet fotografia e parë e Elvana Gjatës me partnerin e përfolur!

Rrezarta Ramaj

Presidentja fton banorët e Luginës të votojnë nesër në zgjedhjet serbe: Më shumë deputetë shqiptarë e zë më të fuqishëm

Rrezarta Ramaj