Telenews

Haradinaj: Shtimi i trupave të NATO-s në Kosovë, shenjë se terrorizmi nuk kalon

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka thënë se shtimi i trupave të KFOR-it në Kosovë, shpreh vendosmërinë e NATO-s se terrorizmi nuk kalon.

“Paqja në Kosovë e në Ballkan është vendosur me shumë dhimbje e tragjedi dhe prandaj nuk do të lejojmë askënd që ta rrezikojë atë”, tha Haradinaj.

Ai shtoi se çdo ditë e më shumë po dëshmohet se Serbia është thellë e përfshirë në organizimin e sulmit terrorist, të datës 24 shtator ku si pasojë e sulmit të armatosur në fshatin Banjskë të Zveçanit, mbi policinë e Kosovës u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku.

“Shteti i Serbisë nuk mund t’i ikë përgjegjësisë. Prandaj kërkohet një hetim ndërkombëtar për të zbardhur skenarët e destabilizimit, jo vetëm të Kosovës por edhe të Ballkanit dhe për te nxjerrur para drejtësisë të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në këto sulme terroriste”, shtoi ish-kryeministri i Kosovës.

“Si Kosovë qëndrojmë fuqishëm në mbështetje të të drejtave politike të të gjitha komuniteteve, edhe të komunitetit serb, kjo në bazë të Kushtetutës, ligjeve të Kosovës dhe në bazë të planit Franko- Gjerman të përkrahur nga Amerika”, theksoi ai.

Të ngajshme

Stresi i kërkon Edi Ramës dorëheqjen: Ndryshe do kesh fundin më të keq

Rrezarta Ramaj

IKShPK shënon Tetorin Rozë me aktivitete ndërgjegjësuese në të gjitha rajonet e Kosovës

Rrezarta Ramaj

Kosova ka nevojë për rezultate, jo për një tjetër kapitull pritjesh: 10 prioritetet për presidenten Justina Shiroka-Pula

Rrezarta Ramaj