Telenews

Ky lojtar shpallet ”Ylli i Javës” në futbollin kosovar

Mesfushori i Ballkanit, Nazmi Gripshi është zgjedhur futbollisti më i mirë i xhiros së tetë në Superligën e Kosovës në futboll. Gripshi e ka fituar çmimin “Ylli i Javës” pas vlerësimit të komisionit të përbërë nga veteranët e futbollit, ka njoftuar FFK-ja të martën.

Në fakt, Gripshi pati paraqitje fantastike në fitoren e Ballkanit 2:1 ndaj Llapit, ndeshje kjo e luajtur vikendin e shkuar në Suharekë.

Në këtë triumf, Gripshi shënoi gol fantastik, ndërsa Ballkani u ngrit në pozitën e parë në tabelë. Për Gripshin, ky ishte goli i tij i dytë këtë edicion në elitën e futbollit kosovar. “Jam i lumtur për këtë vlerësim nga ana e FFK-së. Falë paraqitjeve të mirë si nga ana personale, ashtu edhe e gjithë bashkëlojtarëve por arrijmë çdo ndeshje të marrim nga 3 pikë. Shpresoj të vazhdojmë kështu duke e ruajtur vendin e parë”, tha Gripshi për faqen zyrtare të FFK-së.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti

Të ngajshme

Martinez lëndohet në kokë, portieri argjentinas paralajmëron rikthimin pas disa javësh –

KushtrimGuraj

Hadribeaj humbet titullin e WBC-së, mposhtet në sekondat e fundit –

KushtrimGuraj

Qentë e tij sulmuan rëndë një 17-vjeçar, ylli i Real Madridit përballet me gjykatën – prokuroria kërkon gjobë dhe dëmshpërblim –

KushtrimGuraj