Telenews

Gjilani arrin fitore minimale ndaj Fushë Kosovës

Gjilani është rikthyer te fitoret teksa ka mposhtur Fushë Kosovën me rezultat minimal 1-0.

Ka qenë një ndeshje e dominuar nga skuadra vendase që nga fillimi deri në fund të saj me shumë raste të krijuara.

Përkundër disa rasteve nga vendasit që krijuan Bilalli, Basa e Milev, në pjesën e parë nuk pati gola dhe përfunduan 45 minutat e para me rezultat baras 0-0.

Në pjesën e dytë Gjilani shtoi edhe më shumë trysninë drejt portës kundërshtare.

Ishte minuta e 67-të e ndeshjes kur Oltion Bilalli ktheu një top në zonë teksa nga afërsia Kushtrim Shabani realizoi për 1-0.

Mysafirët pasi pranuan golin tentuan të bënin diçka më shumë, por ishte e pamundur përballë mbrojtjes së fortë të gjilanasve.

Deri në fund nuk pati më ndryshim të rezultatit dhe Gjilani mori fitore tejet të rëndësishme me rezultat minimal 1-0.

Me këtë fitore Gjilani ngritët në pozitën e gjashtë në tabelë me 11 pikë, derisa Fushë Kosova mbetet e fundit me vetëm pesë pikë.

Ndeshjen e ardhshme Gjilani luan në udhëtim te Prishtina, derisa Fushë Kosova para tifozëve të vet pret Malishevën. /Telenews.al/

Të ngajshme

Manchester City fiton ndaj Bournemouthit, bën hap të madh drejt një vendi në LK

KushtrimGuraj

Pagë prej 20 milionë eurove në vit, Inzaghi merr vendimin për të ardhmen

KushtrimGuraj

Arrihet marrëveshje për një pagë 12 milionë euro në sezon, Bayerni mposht Barcelonën në garë për yllin e madh

KushtrimGuraj