Telenews

Shpallet aktgjykimi në rastin e aksidentit të ministres Hajdari, kaq dënohet ajo

Ministrja Rozeta Hajdari është dënuar me 200 euro gjobë për aksidentin e muajit prill të këtij viti, ku me veturë shkeli një fëmijë.

Aktgjykimi është shpallur sot nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

“Gjykata duke vendosur ne bazë të neneve 3,7,8,9,17 paragrafi 1 pika 1.2,1.5.31 dhe te nenit 35 të Ligjit për Kundërvajtje me nr.05/L-087, të pandehures R.H i shqipton dënim me

gjobë në shumën prej dyqind euro (200) €”, thuhet në njoftimin për aktgjykimin.

Hajdari, sipas aktgjykimit të Gjykatës, obligohet që gjobën e shqiptuar ta paguajë në afat prej 15 dite, nga dita e hyrjes në fuqi të vendimit.

Njoftimi i plotë i Gjykatës Themelore në Prishtinë:

Gjykata Themelore në Prishtinë në procedurën kundërvajtëse, ka vendosur lidhur me çështjen kundër të pandehurës R.H, për shkak të aksidentit në komunikacion të kundërvajtjes nga neni 53 paragrafi 1 të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor e ndërlidhur me nenin 255 paragrafi 2 të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, në bazë të nenit 55 paragrafi 2 dhe nenit 77, 86, 119, 124, 127 të Ligjit për Kundërvajtje, si dhe në bazë të nenit 289 paragrafi 1 pika 1.2 të Kodit Penal të Repulikës së Kosovës.

Gjykata duke vendosur ne bazë të neneve 3,7,8,9,17 paragrafi 1 pika 1.2,1.5.31 dhe te nenit 35 të Ligjit për Kundërvajtje me nr.05/L-087, të pandehures R.H i shqipton dënim me

gjobë në shumën prej dyqind euro (200) €, obligohet e pandehura që gjobën e shqiptuar të paguajë në afat prej 15 dite, nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

E pandehura R.H obligohet që të paguajë shumën prej njëqind (100) € për mendimin e Ekspertit të komunikacionit, po ashtu obligohet të paguajë shumën prej nëntëqind (900)€

për super ekspertizë dhe për ekspertizë mjeko – ligjore të paguajë shumën prej 50 €. Nëse e pandehura nuk e kryen pagesën e gjobës në afatin e paraparë me ligj, si dhe shpenzimet e procedures kundërvajtëse, në të kundërtën ekzekutimi do te bëhet sipas dispozitave të Ligjit të Procedurës Përmbarimore.

Pala e dëmtuar për realizimin e kërkesës pronësore – juridike udhëzohet në kontest civil. Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, Divizioni i

Kundërvajtjes, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë. /Telenews.al/

Të ngajshme

Shkurte Fejza dhe Shaqir Cërvadiku publikojnë këngën “O Flamur”

Erzana Fazliu

Të shtënat me armë në Prishtinë: Identifikohen dy të dyshuar, njëri arrestohet

Erzana Fazliu

Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor

Erzana Fazliu