Telenews

Deputeti i LDK-së reagon ashpër pa dënimit qesharak ndaj ministres Hajdari për një aksident

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka reaguar pasi Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me gjobë prej 200 euro Ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdarin, për aksidentin ku kishte goditur me veturë një fëmijë.

Sipas Mustafës, “shumari n’mal me t’nxan me dru’ të dënon ma shumë”.

Lexo edhe:

Shpallet aktgjykimi në rastin e aksidentit të ministres Hajdari, kaq dënohet ajo

“Shumari n’mal me t’nxan me dru’ të dënon ma shumë! Ministrja e shkelë me veturë një vajzë 9 vjeçare, dënohet 200 euro. Kaq ka vlerë për ta një fëmi, 200 euro. E këta të flasin për kapje të shtetit e të gjykatësve. Këta të flasin për korrupsion. Vet janë të korruptuar edhe shpirtërisht! Plagosin fëmijë, e gjykatësit e kapur i dënojnë 200 euro! Dorëheqja e kësaj ministreje nuk mjafton! Jeni mbuluar kokë e këmbë në turp! Të paftyrë!”, ka shkruar Mustafa.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë aktgjykim në rastin e Rozeta Hajdarit.

Asaj i është shqiptuar dënim me gjobë prej 200 euro pasi goditi me veturë një të mitur.

“Gjykata duke vendosur ne bazë të neneve 3,7,8,9,17 paragrafi 1 pika 1.2,1.5.31 dhe te nenit 35 të Ligjit për Kundërvajtje me nr.05/L-087, të pandehures R.H i shqipton dënim me gjobë në shumën prej dyqind euro (200) €, obligohet e pandehura që gjobën e shqiptuar të paguajë në afat prej 15 dite, nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

E pandehura R.H obligohet që të paguajë shumën prej njëqind (100) € për mendimin e ekspertit të komunikacionit, po ashtu obligohet të paguajë shumën prej nëntëqind (900)€ për super ekspertizë dhe për ekspertizë mjeko – ligjore të paguajë shumën prej 50 €. Nëse e pandehura nuk e kryen pagesën e gjobës në afatin e paraparë me ligj, si dhe shpenzimet e procedurës kundërvajtëse, në të kundërtën ekzekutimi do te bëhet sipas dispozitave të Ligjit të Procedurës Përmbarimore”, thuhet në njoftim.  /Telenews.al/

Të ngajshme

Dorëhiqet kryeministri i Ukrainës

Valjeta Turkaj

Vera s’është veç për pushime TelenewsJobs ka punë për ty!

Valjeta Turkaj

Supremja shpall të paligjshëm udhëzimin administrativ të Muratit për arkat fiskale

Valjeta Turkaj