Telenews

Politikani serb tallet me Listën Serbe, pas njoftimit se ata vunë në krye një kirurg

“Mund të them se po të kishin sjellë edhe Nënë Terezën në krye të Listës Serbe, nuk mendoj se do të ndryshonte diçka”, ka thënë Aleksandar Arsenijeviq, lideri i IQ “Mbijetesa Serbe”, për zgjedhjen e Zllatan Elekut në postin e kryetarit të kësaj partie politike.

“Kryetari i ri është mjek, një kirurg, doktor Eleku”. Mendoj se në krye të kësaj partie duhet të vijë një psikiatër, sepse pas dhjetë vjetësh që ata po bëjnë një politikë të tillë… nuk është politikë, por tragjedi. Lirisht mund të them se të gjithë po i kushtojnë vëmendje emërimit të kryetarit të ri të partisë, e kemi edhe një nga faktet, që është largimi i Igor Simiqit dhe Goran Rakiqit nga kreu i Listës Serbe, që do të thotë se ai që i ka vendosur, me siguri edhe i ka larguar nga ato poste”, ka thënë Arsenijeviq për radion serbe KIM

Lexo edhe:

Zgjidhet kryetari i ri i Listës Serbe

Ai ka shtuar se doktor Eleku nuk është figurë jopartiake dhe se dikush me dashje dëshiron ta mashtrojë publikun.

“Çdo drejtor është anëtar i Listës Serbe, pra është edhe figurë partiake. Nuk e di pse dikush dëshiron të pretendojë se ai është person jopartiak. Por le të jemi realist, ai është një personazh partiak shumë i devotshëm, ka marrë pjesë në të gjitha ngjarjet. Mendoj se gjithë kjo nuk ka çuar në qëllimin e synuar për gjetjen e figurave jopartiake sepse askush nuk ka dashur të përfshihet dhe të përzihet me këtë”, ka thënë Arsenijeviq, transmeton Paparaci.

Lideri i IQ “Mbijetesa Serbe” nuk mendon se Elleku do të ketë sukses në ngritjen e rejtingut të Listës Serbe te qytetarët.

“Mendoj se Elleku tani do të sjellë një diskutim të ri në mesin e qytetarëve, por dyshoj shumë se do të rrisë rejtingun e Listës Serbe, sepse tashmë në vendimet e para do të shohim se gjithçka është njësoj”, ka përfunduar Arsenijeviq.

Të përkujtojmë se drejtori i Qendrës Klinike Spitalore në Mitrovicën e Veriut, dr. Zllatan Ellek, sot është zgjedhur kryetar i ri i Listës Serbe në takimin e udhëheqjes së kësaj partie politike në Mitrovicën e Veriut. /Telenews.al/

Të ngajshme

Rruga Prishtinë-Podujevë drejt përfundimit

Donat Hashani

Rrahet mizorisht një person në qendër të Pejës, publikohen pamjet (VIDEO)

Donat Hashani

Kurti takohet me ministrin për Evropë të Francës, ja çka folën

Donat Hashani