Telenews

Deputetja e njohur e PE-së thotë se duan vetëm këtë gjë mes Kosovës e Serbisë

Deputetja e Parlamentit Evropian, Alessandra Moretti, ka thënë sot se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq kanë “përgjegjësi të madhe për të gjetur një zgjidhje për të dyja vendet”, sepse qytetarët kanë frikë nga dhuna dhe duan paqe.

Moretti në prononcimin e saj për “FoNet” ka kujtuar rezolutën e Parlamentit Evropian që bën thirrje për dialog dhe deeskalim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke vlerësuar se ka pasur shumë episode dhune, prandaj duhet gjetur një zgjidhje.

“Mesazhi që po dërgon Evropa është se qytetarët e Serbisë duhet të jenë të vetëdijshëm për rëndësinë e zgjerimit, Serbisë i duhet Evropa dhe Serbia i duhet Evropës”, theksoi ajo, dhe ritheksoi domosdoshmërinë e deeskalimit në marrëdhëniet me Kosovën.

“Duhet të gjendet një ekuilibër, ne duam normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, por edhe Serbia duhet të gjejë rrugën e saj dhe të bashkohet me ne përmes reformave”, shtoi Moretti, bashkëkryesuese e Komitetit për Stabilizim dhe Asociim të Serbisë dhe BE-së.

Moretti theksoi gjithashtu rëndësinë e harmonizimit të Serbisë me politikën e jashtme të BE-së ndaj Rusisë, për të demonstruar unitet dhe pajtueshmëri. /Telenews.al/

Të ngajshme

Aksident i rëndë në fshatin Gllarevë të komunës së Klinës

KushtrimGuraj

Hoti: Qeverisja Kurti më kaotike se kurrë – shkelje kushtetuese, ministra jokompetentë dhe degradim në çdo sektor

KushtrimGuraj

Raportohet se plani i paqes parasheh anëtarësimin e Ukrainës në BE më 2027

KushtrimGuraj