Telenews

Abazi tregon gjëra ekskluzive që sipas tij, ka nën menagjim Dejona Mihali

Deputeti Haki Abazi ka kritikuar deputetët e VV’së që nuk janë pjesë e seancës së sotme të jashtëzakonshme, ku po diskutohet për koeficientin e pagave.

Ai tha se a vijnë ose jo deputetët në sallë, vendos Dejona Mihali.

LEXO EDHE

Lajmi i fundit nga Brukseli, kjo është lëvizja e parë

“Dalin njerëzit në zgjedhje demokratike, i japin votën deputetëve, dhe në fund këtë deputetë nuk kanë absolutisht asgjë të bëjnë me vendimmarrjen, sepse Dejona Mihali iu tregon atyre se kur me ardhë ne seancë dhe qysh me u sjell”, tha ai.

Sipas tij Mihali ka tre “altoparlantë” – Mimoza Kusari- Lilën, Armend Mujën dhe “djalin nga Lipjani”.

“Një popull që për 100 vite ka qenë i pushtuar prej serbëve, prej 89’ës ka heqë të zi të ullirit për me vendos demokracinë këtu, ka lind heronj e heronj, vjen në përfundim të derivimit të demokracisë që D.M mi kallëzu kush me qenë në seancë dhe kush mos me qenë. A e kuptoni ku e keni sjell vendin, Dejona Mihali i ka tre altoparlantë këtu: Mimoza Kusari, Armend Mujën dhe këtë djalin e Lipjanit që vjen këtu”, u shpreh ai.  /Telenews.al/

Të ngajshme

Betohet kryetari i ri në Zubin Potok: Do punoj me nder dhe besnikëri

Valjeta Turkaj

Ahmeti bën thirrje për pjesëmarrje masive në Shkup: Lufta e UÇK-së ishte dhe mbetet e drejtë

Erzana Fazliu

“Mos kaloni nga Serbia, nuk ka kush ju del zot”, Syla për arrestimet e shqiptarëve

Valjeta Turkaj