Telenews

Vuçiqin e bëri nervoz pyetja rreth mosnënshkrimit të marrëveshjes, përplaset me gazetarin Xhemajl Rexha (VIDEO)

Pas takimeve që pati me krerë shtetesh në Bruksel, presidenti serb Aleksandar Vuçiq, pati një ballafaqim me gazetarin kosovar Xhemajl Rexha.

Gazetari Rexha e pyeti për mosnënshkrimin e marrëveshjes, por duket se Vuçiq nuk ishte i interesuar të flasë për këtë temë, kësisoj u shfaq në siklet.

“Vetëm mos u bë kaq i zhurmshëm, te lutëm. Unë të dëgjova ty mirë, pse je kaq nervoz, unë mund ta imagjinoj pse je kaq nervoz, unë nuk jam ishurdhër, do të prononcohem çfarëdo që kam nevojë të them, mos u shqetëso. Nuk ishte çështja me nënshkru apo mos me nënshkru diçka, ne kaluam rreth kësaj çështje në Ohër, para Ohrit dhe aktualisht çka kemi nënshkruar është procesi i marrëveshjes më 2013 që ta dish dhe ajo u nënshkrua nga dy palët”, i tha Vuçiq i tensionuar. /Telenews.al/

VIDEO:

 

Të ngajshme

Prokurori: Gjykata ta dënoj Thaçin me 6 vjet burgim, Smakajn, Fazliun dhe Kilajn me nga 3 vjet

Yllka Gashi

ZPS: Thaçi udhëzoi që Zyrapi të mos fliste shumë në dëshminë e tij

Yllka Gashi

Rrahmani: I japin para Dioqezës së Rashkës, organizatave serbe, tokë Manastirit, në fund VV flet për patriotizëm

Yllka Gashi