Telenews

Qeveria sot mban mbledhjen e saj (DOKUMENT)

Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës.

Sipas njoftimit, mbledhja do të fillojë nga ora 15:00. Në rend të ditës janë gjithsej 11 pika.

Në mbledhjen e nesërme të Qeverisë do të bëhet shqyrtimi i Propozim-vendimit për emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm në Shërbimin Korrektues të Kosovës.

Po ashtu do të bëhet shqyrtimi i Draftit të Raportit nëntë (9) mujor të Buxhetit për vitin 2023 dhe po ashtu shqyrtimi i Propozim-vendimit për aprovimin e rritjes së kufirit të kategorisë së shpenzimeve “Rezerva” me rastin e pranimit të fondeve nga Banka Botërore. /Telenews.al/

 

 

Të ngajshme

KRU “Prishtina” njofton për intervenime në disa zona

Rrezarta Ramaj

Alaudin Hamiti zbulon pamje para nisjes së Bigut: “Emocione të reja na presin në një studio krejtësisht të re”

Rrezarta Ramaj

Nis ceremonia e varrimit të Arlinda Zekajt

Rrezarta Ramaj