Telenews

Sot zhvillohet super-derbi i xhiros në basketbollin kosovar

Sot zhvillohet derbi i xhiros së gjashtë në Superligën e Kosovës te meshkujt në basketboll.

Dy skuadrat më të trofeshme kosovare, Prishtina dhe Peja takohen sot në kryeqytet për të kërkuar fitoren që e kërkojnë me shkas, pasi të dyja si zakonisht synojnë edhe sivjet titullin e kampionit.

Peja në këtë ndeshje hyn si skuadra e vetme pa humbje dhe e pamposhtur, ndërsa Prishtina që ka vetëm një humbje, dëshiron fitoren e pestë, karshi vetëm 1 humbje që ka.

Sfida fillon nga ora 16:00 dhe transmetohet direkt në Sport2.

Sigurisht që na pret një derbi i zjarrtë, pasi të dyja ekipet kanë lojtarë fantastikë në rradhët e tyre dhe shto këtu rivalitetin e përhershëm, natyrisht se do jetë spektakël. /Telenews.al/

Të ngajshme

Manchester United përgatit ofertë 50 milionë euro për përforcim në sulm

KushtrimGuraj

Neymar mungon në miqësoren ndaj Egjiptit, qëndron në New Jersey për rikuperim

KushtrimGuraj

“Dardanet” stërviten me fokus maksimal para ndeshjes me Kroacinë

Blearta