Telenews

IPK supendon dy zyrtarë dhe arreston një tjetër, kjo është arsyeja…

Inspektorati i Policisë ka njoftuar se i ka suspenduar dy zyrtarë policorë nga Stacioni në Dragash.

Togeri dhe shefi i ndërrimit ( me gradën rreshter) sipas IPK-së kishin dështuar t’i ofronin siguri një personi i cili ishte dërguar në ndalim.

Ky i fundit ishte sulmuar nga disa persona, në mesin e tyre edhe një zyrtar policor.

“Ju njoftojmë se IPK menjëherë ka dalë në vendngjarje dhe ka intervistuar palët, është njoftuar Prokurori Kujdestar (P.TH Prizren) dhe me urdhër të Prokurorit pas intervistimit janë ndaluar katër të dyshuar (Një pjesëtarë i PK-së me gradë zyrtar policor i ri dhe tre persona tjerë civil)”, thuhet në njoftim.

Në vazhdim do të ndërmarrim edhe veprime tjera hetimore. /Telenews.al

Të ngajshme

Autostrada Prishtinë–Gjilan: Projekti që kaloi nëpër gjashtë qeveri dhe ende s’u përfundua

KushtrimGuraj

Dhunë fizike ndaj një gruaje në Viti, arrestohen bashkëshorti dhe vëllai i saj

Rrezarta Ramaj

KRU “Prishtina” njofton për intervenime në disa zona

Rrezarta Ramaj