Telenews

Sot është “Halloween”, Trafiku Urban del me një thirrje për qytetarët

Dita e 31 tetorit shënohet si dita e “Halloween”, apo nata e frikshme, ku njerëzit maskohen në mënyra të ndryshme.

Me këtë rast, Trafiku Urban ka bërë thirrje për qytetarët që të kujdesen që fëmijët e tyre të mos godasin autobusët me vezë apo gjësende të ndryshme, pasi mund të lëndohen udhëtarët.

“Sot, me rastin e Halloween, ju lutemi të kujdeseni që fëmijët tuaj të mos godasin me vezë apo gjësende të tjera autobusët, pasi kjo mund të rrezikojë udhëtarët dhe sigurinë në rrugë në përgjithësi. “Trafiku Urban” është në shërbim të të gjithëve, andaj ju lusim të mos dëmtoni pronën e përbashkët”, thuhet në njoftimin e tyre.

Tutje, ata kanë njoftuar se në të kundërten do të përdoren kamerat e vendosura në autobusë dhe në bashkëpunim me institucionet e rendit do të sigurohen që personat që e dëmtojnë ndonjë autobus, të ndëshkohen. /Telenews.al/

Të ngajshme

Mesazhi i Zelenskyt për Putinin në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës

Yllka Gashi

MINT: Mbi 3,000 inspektime dhe 600 mijë euro gjoba në pjesën e parë të 2026-s

Yllka Gashi

Kushëriri i Jetlirës pas tragjedisë në Malishevë: Nuk kemi dëgjuar kurrë se çifti kishte probleme

Yllka Gashi