Telenews

Ishte thirrur në Komision për raportim për gjendjen në Trepçë, por ministrja…

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Artane Rizvanolli nuk është paraqitur për raportim në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, lidhur me gjendjen e krijuar në ndërmarrjen “Trepça”.

Deputetja e Vetëvendosjes Mimoza Kusari Lila ka propozuar që të bëjnë një takim me përfaqësuesit sindikal. Po ashtu ajo ka deklaruar se janë në Kuvend kryetari i sindikatës, Ibrahim Januzi së bashku me 8 përfaqësues me ta.

Në anën tjetër Kryetari i Komisionit, deputeti i PDK-së Ferat Shala, ka deklaruar se në rend të ministrja Rizvanolli ajo nuk ka pranuar që të jetë pjesë në këtë mbledhje duke thënë se është në udhëtim zyrtar.

Edhe deputeti i AAK-së Pal Lekaj ka thënë se ministrja edhe sikur të ishte jashtë vendit do të duhej të ndërpriste vizitën dhe të vinte dhe t’i takonte minatorët. /Telenews.al/

Të ngajshme

Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fillim të vitit të ardhshëm

Erzana Fazliu

Getinjo dhe Mozziku sot nisin ditën në këtë vend të shenjët

Erzana Fazliu

Rrustemi: Të gjitha i kemi bërë bashkë me presidenten, e çmoj kontributin e saj

Erzana Fazliu