Telenews

Pas njësisë më elitare të Policisë së Kosovës, sot proteston edhe Njësia Speciale Operative

 

Pas shprehjes së pakënaqësisë lidhur me shtesat e pagave dhe rrezikshmërisë në punë nga Njësia Speciale Intervenuese e policisë dhe ajo për Eksploziv dhe Deminim, sot do të protestojë edhe Njësia Speciale Operative.

Klan Kosova raporton se protesta e tyre do të bëhet brenda zyrave, për dallim nga dy njësitë e tjera elitare që protestën e bënë para objektit të qeverisë.

LEXO EDHE KETE

Deklaratat e Kurtit dhe Sveçlës për pagat e FIT ngjallin reagime të ashpra

Pjesëtarët e këtij njësiti gjatë ditës së sotme nuk do të dalin nga aty.

Gjatë së mërkurës, pjesëtarët e njësive elitare të policisë kërkuan nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti, që t’i marrë seriozisht kërkesat e tyre.

Ata thanë se nuk do të zbrapsen nga ato.

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, ka deklaruar se mbështetja për policinë nuk ka munguar.

Sipas tij të ardhurat e njësive speciale kanë shkuar deri në 2200 euro.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha se pajisjet e tyre kapin shumën e 10 mijë eurove./Telenews/

Të ngajshme

Kurti takon ambasadoren e re të Finlandës në Kosovë, e falënderon për mbështetjen në rrugëtimin euro-atlantik

KushtrimGuraj

​Keqtrajtimi ish-krerëve të UÇK-së, vjen reagimi i shoqatave të dala nga lufta: Skandal i pashembullt në drejtësi

KushtrimGuraj

Krasniqi: Nëse qytetarët nuk e kuptojnë sot rrezikun nga VV, do ta kuptojnë nesër

KushtrimGuraj