Telenews

Kosova me gjashtë garues në Kampionatin Evropian të xhudos

 

 

Nga 3 deri më 5 nëntor do të zhvillohet Kampionati Evropian i xhudos. Ky kompeticion zë vend në Montpellier të Francës, teksa pjesëmarrëse do të jetë edhe Kosova.

Ekipi kosovar i xhudos do të paraqitet me gjashtë garues në këtë Evropian, shkruan Gazeta Express.

Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Flaka Loxha, Laura Fazliu, Loriana Kuka dhe Akil Gjakova janë xhudistët që do të garojnë dhe do të synojnë medalje.

Në këtë kampionat do të garojnë 46 shtete, 388 garues, 218 meshkuj dhe 170 femra./Telenews/

Të ngajshme

Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fillim të vitit të ardhshëm

Erzana Fazliu

Getinjo dhe Mozziku sot nisin ditën në këtë vend të shenjët

Erzana Fazliu

Rrustemi: Të gjitha i kemi bërë bashkë me presidenten, e çmoj kontributin e saj

Erzana Fazliu