Telenews

Specialja e fton Remin për intervistim, por i bie pishman…

Ish-komandanti i Zonës operative të Llapit, Rrustem Mustafa (Remi), ka njoftuar se të mërkurën në mbrëmje ishte thirrur për t’u intervistuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS). Ai ka thënë se data e intervisitmit ishte caktuar për 3 nëntor (sot).

Mirëpo sipas tij zyrtarë të ZPS-së të enjten e kanë thirrur sërish dhe i kanë thënë se intervisitimi është anuluar.

LEXO EDHE:

Gjendet gruaja nga Drenasi që ishte raportuar e zhdukur, kjo është gjendja e saj

“Në mbrëmjen e dt. 1.11. 2023, nga zyrtarët e dhomave të veçanta të Prokurorisë Speciale të Kosovës, kam pranuar një ftesë për t’u intervistuar sot, me 3.11.2023, në ora 09:00. Në ndërkohë, po nga të njëjtit zyrtarë, dje pasdite, fillimisht përmes një thirrjeje telefonike dhe pastaj një sms-je dhe email-i, mu konfirmua se intervistimi im nga ZPS-ja është anuluar”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Ai ka thënë se në lidhje me këtë çështje do ta konfirmoj edhe një herë përcaktimin e përkushtimin e tij.

“Si në të kaluarën ashtu edhe sot, por edhe nesër e kurdo që është nevoja, jam i gatshëm për të dhënë kontributin tim në favor të drejtësisë. Lufta e UÇK-së ka qenë luftë mbrojtëse dhe çlirimtare, ashtu siç thonë edhe miqtë ndërkombëtarë. Luftë më të drejtë dhe më të pastër (për aq sa, pastërtinë e tillë e mundësojnë rrethanat e luftës) nuk njeh historia e njerëzimit. Jam me fat që kam qenë njëri nga protagonistët e kësaj lufte, dhe të vërtetën e saj jam i gatshëm ta mbroj në çfarëdo cilësie. Falë luftës së UÇK-së, jo vetëm Kosovës por edhe rajonit, i është hapur rruga e integrimit në familjen evropiane, aty ku e kemi vendin ne si komb dhe si shoqëri”, ka shkruar Mustafa. /Telenews.al/

Të ngajshme

Kurti: Vuçiq synon hakmarrjen, ne duhet të jemi të përgatitur për këtë

KushtrimGuraj

Osmani e ka përgëzuar USAID’in për miqësinë e palëkundur për Kosovën

KushtrimGuraj

Shkurte Fejza dhe Shaqir Cërvadiku publikojnë këngën “O Flamur”

Erzana Fazliu